Në komunën e Kamenicës, sot është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Mbledhja nisi me miratimin e pikës së parë të rendit të ditës e cila ishte aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, duke vazhduar me pas me pikat e tjera të cilat në fokusin e tyre kishin shqyrtimin e ankesave për zhurma që po ndodhin si shkak i sezonës verore si dhe rritjen e vetëdijësimit për rrezikun që mund të shkaktohet nga ndezja e zjarreve.
Kryetari i Komunës, Rahimaj u shpreh se ne si institucion jemi gjithmonë të gatshëm per bashkëpunim për të reaguar ndaj të gjitha këtyre dukurive shqetësuese të cilat i kemi hasur këto ditë. Ai fton të gjithë qytetarët, që të jenë sa më afër institucioneve për të paraqitur të gjitha ankesat e tyre si dhe apelon për respektim të masave dhe ruajtje të rendit dhe qetësisë.
Poashtu edhe komandanti i Policisë z.Florim Klaiqi njoftoi për të gjitha detajet dhe masat që po meren për këto dy çështje mjaft me rëndësi duke shprehur interesim për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe qytetarët e komunës tonë.
Klaiqi potencoi se çmimet e denimeve janë rritur si dhe patrullimet janë bërë edhe më të shpeshta këto ditë për të shtuar sigurinë në komunikacion.
Shtimi i policëve të shtrirë ishte pika që e potencuan si Kryetari Rahimaj ashtu edhe Komandati Klaiqi, pikë kjo në të cilën po fokusohen mjaft dy institucionet për rritje edhe më të shtuar të sigurisë. /2LONLINE/