DYLON

“Sot është dita jote ngrite zërin!”

“Sot është dita jote ngrite zërin!”
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Organizata HANDIKOS në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës kanë organizuar takimin me moton “SOT ËSHTË DITA JOTE NGRITE ZËRIN”.

Në këtë takim kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, Drejtoresha e organizatës HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, Koordinatorja e Zyrës së HANDIKOS-it, Shejnaze Fazliu, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunal si dhe persona me aftësi të kufizuara.

EkoHigjiena

I pari i Komunës ka thënë se janë duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës së personave me aftësi të kufizuara.

“Në listën e projekteve që i kemi prioritet është përmirësimi i infrastrukturës së personave me aftësi të kufizuara. Do të punojmë që të gjithë këta persona të kenë qasje më të lehtë dhe gjithpërfshirje”, është shprehur Kryetari Rahimj.

Drejtoresha e organizatës HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, në këtë takim duke falënderuar Komunën për bashkëpunimin që kanë, ka paraqitur kërkesat që i ka kjo organizatë.

Edhe Kordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, theksoi se përkrahja e personave me aftësi të kufizuara është e rëndësishme jo vetëm për institucionet por për të gjithë komuntetin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.