DYLON

Sot, ekspozohet numri më i ri i revistës letrare “Agmia”

Sot, ekspozohet numri më i ri i revistës letrare “Agmia”
Avatar photo Redaksia

Sot, ora 12:00, ekspozohet numri më i ri i revistës letrare “Agmia”

Sot, në Gjilan , në hollin e Bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli” paraqitet numri më i ri i revistës letrare AGMIA, numri i 51, i cili i përkushtohet shkrimtarit të shquar gjilanas, Beqir Musliut, në 30 vjetorin e kalimit në amshim.

EkoHigjiena

Ky numër i revistës letrare AGMIA, përfshinë dhe kumtesat e tryezës letrare të “Penflakës”, mbajtur më 24 janar 2026, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, e cila iu pat kushtuar krijimtarisë letrare të këtij autori mjaftë të frytshëm.

Natyrisht, është përfshi edhe një bisedë e hershme e Beqir Musliut, mbase biseda e tij e parë në shtypin periodik të Kosovës, realizuar nga gazetari atë kohë, Rrustem berisha, publikuar në “Zëri i rinisë”, si dhe disa poezi të tij.

Kjo revistë, numri i parë i së cilës është botuar në vitin 1994 dhe qe pagëzuar po nga Beqir Musliu, përfshinë edhe krijimet e shpërblyera të pjesës letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit”, krijimet e “Penflakës” dhe një kronikë të gjerë kulturore dhe lexuesve të kësaj biblioteke do t’iu lihet gratis…

Jeni të mirëseardhur …

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.