DYLON

Sot do të lirohen nga spitali pesë pacientë të shëruar nga Covid -19

Sot do të lirohen nga spitali pesë pacientë të shëruar nga Covid -19
Avatar photo Redaksia

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive, sot, me datë 17.04.2020, janë të hospitalizuar 52 raste me Covid- 19.

Sot, do të lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

EkoHigjiena

40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.

Në ora 12:30, para Klinikës Infektive do të prononcohen mjekët specialistë lidhur me gjendjen e pacientëve.

Raporti është hartuar nga Dr. Sadije Namani, specialiste-infektologe

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.