DYLON

Sot do të ketë ndërprerje të rrymës edhe në komunë të Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – KEDS-i ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës. Dhe, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në Kllokot, Remnik, Radivojc, Budrikë e Poshtme dhe Skifteraj. Siç njofton KEDS, ndërprerjet do të bëhen me qëllim të përmirësimit të rrjetit të furnizimit. Bazuar në komunikatën e KEDS-it: më 4 mars në TS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet: LP 10 kV Kllokot-Skifteraj (kodi: 96220547) nga ora 09:30 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokoti, Remniku, Radivojci, Budrika e Poshtme dhe Skifteraj. Arsyeja: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit ). /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.