Sot do të ketë edhe një tentativë për miratim buxheti – a do të ketë kuorum?!
Kuvendi Komunal në Gjilan mban sot sërish seancë urgjente, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me pikën e rendit të ditës, miratimin e buxhetit për vitin 2025.
Seanca të tilla ishin ftuar disa herë gjatë këtyre javëve të fundit, e një e tillë ishte ftuar edhe dje (e martë), por që dështoi për mungesë kuorumi. Munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK.
Duke iu referuar asaj se, nga (LDK, PDK), është ftuar seancë për të enjten,, pritet që ata të mos marrin pjesë as sot dhe për rrjedhojë (duke e ditur se ata janë shumicë), pritet të dështon edhe seanca e sotme për mungesë kuorumi, transmeton 2LONLINE.com.
Gjithsesi, mbetet të shihet rrjedha e seancës së sotme e ftuar për ora 10:00.
Dhe, në rast dështimi. me pikëpyetje pastaj do të jetë edhe ajo se çfarë do të prodhojë seanca e të enjtes, pasi ndonëse do të ketë kuorum, mund të mungoj, pala tjetër (kryetari i komunës), e cila palë veçse është “duke e rrahur telin”, se bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje lokale, është e përcaktuar qartë që kryetari i komunës është ai i cili e propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin Komunal, duke aluduar se çfarëdo anashkalimi në këtë drejtim, do të prodhojë vendim joligjor të Kuvendit. Gjithsesi shohim tutje “lojën” me çështjen e buxhetit. /2LONLINE/
