Me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2018-2020, Komuna e Vitisë do të organizojë sot (21 Gusht), diskutimet publike me banorët e fshatrave Gërmovë dhe Vërban.
Në fshatin Gërmovë takimi do të mbahet të hënën më 21 Gusht 2017, nga ora 17:00, në lokalet e shkollës së fshatit. Kurse në po të njëjtën ditë do të mbahet diskutimi publik në fshatin Vërban, nga ora 19:00, gjithashtu në objektin e shkollës së këtij fshati.