/2L ONLINE/ – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” organizon sot debatin me temën: ”Kultura në Gjilan dhe sfidat e saja”. Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, ka ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet në sferën e kulturës në Komunën e Gjilanit.
Për të parë se cilat janë hapat pozitivë dhe ata sfidues që e kanë përcjellë këtë segment në veçanti jetën teatrore, e ku do të trajtohen të gjitha të arriturat, vështirësitë dhe sfidat që kanë këta sektor në jetën kulturore dhe teatrore të Gjilanit, në debat janë ftuar njerëz dhe personalitete me ndikim në këtë fushë.
Në këtë debat gjithashtu do të trajtohet me theks të veçantë problemi ende i pazgjidhur juridikisht i teatrit të qytetit – punëtorëve të saj. Është me interes të dihet se cilat janë hapat ligjor që ka ndërmarrë komuna rreth gjendjes ende jo të mirë në teatër.
Në këtë debat janë ftuar: Lutfi Haziri, Bashkim Nexhipi, Bujar Haziri, Sabedin Shahiqi, Avni Shkodra, Alban Shahiqi, Ekrem Sopi…dhe pjesë e këtij debati do të jenë edhe një pjesë e aktorëve që mund të japin kontribut pozitiv në rrjedhën e debatit, shoqëria civile dhe mediet.
Debati mbahet më 11 nëntor 2016, duke filluar nga ora 11.00 dhe mbahet në Hotelin “Kristal” në Gjilan. /2L ONLINE/