DYLON

Sot ballafaqimi në mes KF Bashkimit dhe KF Kaolinit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – KF. Bashkimi 1941 pas dy fitoreve ne dy xhirot e para, ne xhiron e tretë e pret KF. Kaolinin nga Karaçeva e qe pritet te jete një duel mjaft i interesant.

KF Bashkimi llogaritet të jetë favorit në letër, ekip ky ende pa humbje në dy xhirot e para dhe njeri ndër kandidatët kryesor për inkuadrim në ligën e parë të Kosovës, kurse KF Kaolini kërkon këndelljen në Gjilan pas humbjes që e pësoi në xhiron e parë.

EkoHigjiena

“Kemi filluar mire ne dy xhirot e para dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe ne ndeshjet e ardhshme, Komuna na ka dalë në ndihmë që ky klub të “ringjallet” pasi në të kaluarën kemi pasur shumë telashe të mëdha si ne infrastrukturë po ashtu edhe me sponsor. Tani këto probleme nuk i kemi dhe besoj shumë që me këto kushte dhe me këtë kryesi të re që përbëhet nga intelektual dhe legjenda te futbollit gjilanas, e po ashtu me këtë fond të lojtarëve që e kemi jam i kënaqur dhe na duhet punë dhe vetëm pune që të ecim përpara drejtë Ligës së parë”, ka thënë kryetrajneri i klubit Ramadan Ahmeti.

Ai ka ftuar të gjithë dashamirët e futbollit dhe sportit ta ndjekin këtë takim dhe të gjitha takimet që i zhvillon Bashkimi sepse, siç thotë ai, ky është klubi me i vjetër i qytetit, është i Gjilanit dhe i gjilanasëve” .

Ndeshja ne mes KF. Bashkimit dhe Kaolinit zhvillohet sot, e hënë, me fillim nga ora 16:00 ne Stadiumin e Qytetit në Gjilan. /2L ONLINE/