DYLON

Sot ballafaqimi Drita – Prishtina, përmbyll stinorin vjeshtor

Sot ballafaqimi Drita – Prishtina, përmbyll stinorin vjeshtor
Avatar photo Redaksia

Sot, në stadiumin ndihmës në Gjilan, do të kemi ballafaqimin Drita – Prishtina, ndeshje e mbetur e javës së 13-të, për t’u përmbyllur kështu stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës në Futboll.

Për shkak të angazhimeve të skuadrës gjilanase në Europë, kjo ndeshje kishte mbetur pa u zhvilluar andaj luhet sot. Vlerësohet një derbi që mund t’iu shërbejë që të dyja skuadrave për një përmbyllje në mënyrën më të mirë, andaj pritet ballafaqim i fuqishëm.

EkoHigjiena

Drita, kampionia aktuale me arritje të shkëlqyeshme, sidomos në arenën ndërkombëtare, gjë që u dëshmua me vlerësime të shumta nga FFK-ja, ka çalime rezultatesh së fundi në Superligë, pasi në javët e fundit nuk ka shijuar fitore, pret pikërisht në këtë përmbyllje ta shijojë një të tillë, për të shkuar në pushim me shije të ëmbël.

Në anën tjetër edhe Prishtina po kërkon stabilitetin, pasi rezultateve jo të mira. Në fakt ajo në xhiron e fundit, të 18-të, shijojë fitoren dhe pret që kjo të përkthehet si kthesë nga e mbara për ta, pra për t’i dhenë fund serisë negative të rezultateve që pati.

Sidoqoftë, sot në fushën e blertë do të zbresin që të dyja skuadrat në këtë derbi, për të kërkuar maksimumin.  

Aktualisht, Drita është e pesta me 26 pikë, por me një fitore eventuale do të ndante në ktë fund stinor, vendin e tretë me Dukagjinin, ndërsa Prishtina është në pozitën e dytë me 30 pikë dhe me fitore eventuale do të barazohej me liderin aktual, Ballkanin.

Ndeshja luhet sot në Gjilan, në stadiumin ndihmës, me fillim nga ora 13:00.  /2LONLINE/