DYLON

Sot, 239 vjet nga Pavarësia e SHBA-së

Avatar photo Redaksia

Çdo vit, më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) festojnë Ditën e Pavarësisë, datë kjo kur më 1776, 13 kolonitë e para amerikane shpallën pavarësinë nga Mbretëria Britanike.

E për çdo vit, pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Kosovë nga ambasada amerikane në Prishtinë. Për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, më 2 korrik, morën pjesë krerët e shtetit të Kosovës, ku falënderuan shtetin amerikan për ndihmën e dhënë që qytetarët e Kosovës sot të jetojnë në paqe dhe të lirë.

EkoHigjiena

Ambasadorja amerikane, Tracy Ann Jacobson, është shprehur e lumtur që dy shtetet janë miq dhe i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.
Ndërkaq presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se duhet t’i shprehet mirënjohje SHBA-së për dedikimin e saj të paepur për paqen, lirinë dhe demokracinë anekënd botës.

E para e vendit ka theksuar se në secilin moment dhe në secilën kthesë populli i Kosovës e kishte pranë SHBA-në, ku kaluan së bashku shumë pengesa dhe bashkërisht iu gëzuan të arriturave deri në ndërtimin e një vendi demokratik dhe të qëndrueshëm.
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=65923&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.