DYLON

Sopi-Haziri: Avancimi i shërbimeve elektronike është domosdoshmëri e kohës, Gjilani është njëra ndër tri komunat e para në këtë proces

Sopi-Haziri: Avancimi i shërbimeve elektronike është domosdoshmëri e kohës, Gjilani është njëra ndër tri komunat e para në këtë proces
Avatar photo Redaksia

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përzgjedhur Gjilanin në mesin e tri komunave në nivel vendi, për implementimin e Fazës së Dytë të platformës E-Komunat, ka bërë të ditur drejtoresha e Administratës në Gjilan, Arbenita Sopi-Haziri.

Kjo fazë në kuadër të procesit të digjitalizimit, përmban integrimin e disa shërbimeve në sistemin e platformës elektronike E-Komunat dhe zhvillimin e kësaj platforme.

EkoHigjiena

“Shërbime më të mira e lehtësisht të qasshme për qytetarët dhe transparencë për performancë më të mirë, janë vetëm disa nga komponentët e qeverisjes së mirë lokale që sigurojmë përmes transformimit digjital”, është shprehur Sopi.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.