DYLON

Sonte, sytë e zemra kah kryeqendra!

Sonte, sytë e zemra kah kryeqendra!
Avatar photo Redaksia

FC Drita po vazhdon rrugën e saj në garat evropiane dhe sipas orarit, sot në kryeqendër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra “bardh e kaltër”, do të ballafaqohet me skuadrën Omonia Nicosia nga Qipro, ndeshje kjo në kuadër të garave të fazës së grupeve në UEFA Conference League.

Futbollistët e Dritës do të zbresin në fushë për të dhënë maksimumin dhe regjistruar suksesin e radhës.

EkoHigjiena

Ditë më parë, trajneri i skuadrës gjilanaae, Zekirija Ramadani ka thënë se do të hyjnë në fushë për ta fituar ndeshjen duke u bazuar në karakterin e fortë të futbollistëve.

“Shpresoj t’a mbajë portën tonë të paprekur dhe t’i marrim tri pikët e tona të para”, ka deklaruar trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani.  

Edhe futbollisti i Dritës, Jorgo Pëllumbi tha se do të hyjnë për të dhënë maksimumin dhe se në këtë drejtim ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozerisë edhe atë jo vetëm të intelektualëve, por të krejt Kosovës, ngase siç është shprehur ai: “Presim një mbështetje të madhe prej tifozëve jo vetëm nga intelektualët, por edhe nga tifozët e gjithë kombit sepse Drita nuk përfaqëson vetëm qytetin, por gjithë kombin”, transmeton 2LONLINE.com.

Dihet se, FC Drita, me kundërshtarin e parë, skuadrën nga Finlanda, KuPS Kuopio, në Tammela Stadion – Tampere, kishte barazuar (1:1), dhe kjo është ndeshja e dytë.

Përndryshe, në këtë rrugëtim evropian kundërshtarët e Dritës, përveq KuPS Kuopio dhe Omonia Nicosia janë edhe Shelbourne (Irlandë), AZ Alkmaar (Holandë), Shkëndija (Maqedonia e Veriut) dhe Rayo Vallecano (Spanjë).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.