DYLON

Sonte shfaqja “Kopshti i hijeve” hap Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”

Sonte shfaqja “Kopshti i hijeve” hap Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”
Avatar photo Redaksia

Sonte, e martë, 23 janar, ora 20:00 shfaqja “Kopshti i hijeve” e Teatrit të Gjilanit hap Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”. Hyrja është e lirë.

“Kopshti i hijeve” e shkruar nga dramaturgja britanike Sara Hehir, është e bazuar në masakrën e familjes Bogujevci në Podujevë, gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vjen me regji të regjisores angleze me origjinë polake, Nastazja Domaradzka.

EkoHigjiena

Familja Bogujevci u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si “Akrepat”. Viktima më e re ishte dy vjeçe.

Gjatë kësaj masakreje, Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit. Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014.

Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe.

“Kopshti i Hijeve” është një shfaqje bashkëpunuese, multimediale e zhvilluar me një ekip ndërkombëtar dhe prodhuar nga Teatri i Gjilanit.

Teatri i Qytetit, Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.