Gjilan – (2LONLINE) – Rrallë kujt ka mund t’i shkoi në mendje se një diktator si Adol Hitleri mund të ketë probleme me impotencën. Por, mos e pastë atë “senin” e fortë, ai e ka kryet e fortë dhe nuk e pranon që është faji i tij. Për më tepër ai fajëson Kristinën të dashurën e tij. Por kur në skenë del edhe doktor Frojdi, një hebre, për me e zgjidh situatën në të cilën ndodhet Hitleri, atëherë shfaqja bëhet edhe më interesante.
Kjo me pak fjalë, është koncepti i shfaqjes “ Pacienti i Dr Frojdit”, me autor Miro Gavran e në regji të Erson Zymberit që do të vije sonte prej orës 20: 00, si reprizë e parë në Teatrin Profesionist të Qytetit të Gjilanit. Përndryshe, premiera e kësaj shfaqje ishte dhënë me 7 korrik dhe ishte pritur jashtëzakonisht mirë si prej publikut, si prej kritikës.
Te “Pacienti i Dr Frojdit”, do të luajnë Muharrem Syeljmani, Mejreme Berisha dhe Ali Demi. Skenografia: Bekim Korca Ass.Skenografe & Kostumografe: Venera Ramadani Përktheu: Ernest Zymberi Muzika: Florim Gagica Ndriqimi: Fatmir Halili Rekuizitat: Suad Berisha Realizimi i skenografisë: Mejdi Hoti, Fehmi Hoti, Haki Aliu Garderobiere: Bahrije Kurtalani Organizator: Raif Haziri. /2lonline/