DYLON

Sonte në Teatrin e Qytetit vjen shfaqja “13”

Sonte në Teatrin e Qytetit vjen shfaqja “13”
Avatar photo Redaksia

Sonte, e premte, 20:00h | vjen shfaqja “13” me dramatizim dhe regji nga Sulejman Rushiti, produksion i Teatrit Adriana – Ferizaj

Luajnë:

EkoHigjiena

Ali Krasniqi, Arben Marevci, Blin Mani, Dashuri Rexhepi, Donikë Zeqiri, Dora Xhemajli, Edona Berisha, Elton Tahiri, Jajush Ramadani, Kushtrim Qerimi, Milot Salihu, Nexhat Xhokli, Sherif Bega

Ass. regjie: Arben Marevci

Skenografia: Bekim Korça

Kostumografe: Eleonora Gagica

Kompozitore e muzikës: Linda Jusufi

Video: Besim Ugzmajli

“13” është një reflektim i thellë mbi ciklin historik të shqiptarëve, i ndërtuar mbi fabulat e shkrimtarëve dhe poetëve që kanë ndikuar në formësimin e identitetit kulturor shqiptar. Frymëzuar nga “Viti i mbrapshtë” i Ismail Kadaresë, “Qerthulli politik” i Kristo Floqit, “ABC-ja e Kreshnikëve” e Mitrush Kutelit dhe poezi të Gjergj Fishtës, shfaqja zhytet në pasigurinë dhe tragjedinë që ka shoqëruar shqiptarët ndër shekuj.

Viti 1913, një moment kyç në historinë shqiptare, mbetet i ngulitur në kujtesën kolektive si simbol i ndarjes, dështimit, shpresës dhe pasigurisë. Përmes fuqisë simbolike të numrit 13, kjo shfaqje analizon ndërthurjen mes supersticioneve dhe ngjarjeve historike që kanë përcaktuar fatet e individëve dhe kombit.

Me një strukturë dramaturgjike që lëviz mes dramës, tragjedisë, farsës dhe komedisë, “13” pasqyron shumëkuptimësinë e historisë shqiptare, ku çdo ngjarje – humbje, fitore apo përpjekje – shpesh shfaqet si një përzierje e absurdit dhe shpresës.

Si dramaturg dhe regjisor, qëllimi është të hap një dialog mes të kaluarës dhe të tashmes, për të eksploruar mënyrën se si historia, me dhembjet dhe triumfet e saj, vazhdon të ndikojë në të ardhmen shqiptare. Në këtë shfaqje, heronjtë, martirët, trimat, tradhtarët, mitologjia dhe realiteti ndërthuren për të krijuar një pasqyrë të asaj që kemi qenë dhe të asaj që mund të bëhemi.

Përmes humorit dhe absurditetit, përpiqemi të përballojmë peshën e historisë dhe ta shohim atë si një mundësi për reflektim dhe ndryshim.

/Teatri i Qytetit – Gjilan/