DYLON

Sonte në Teatrin e Gjilanit vjen “Jam unë ajo”, shfaqje përmbyllëse e Festivalit “Talia e Flakës”

Sonte në Teatrin e Gjilanit vjen “Jam unë ajo”, shfaqje përmbyllëse e Festivalit “Talia e Flakës”
Avatar photo Redaksia

Sonte, e martë, 28 janar, ora 20:00 | shfaqja “Jam unë ajo” mbyll Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2025”

Autore: Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj

EkoHigjiena

Regjisor: Erson Zymberi (jashtë konkurence në çmimin “Regjia më e mirë”)

Luajnë: Tringa Hasani dhe Semira Latifi

Skenografia: Bekim Korça

Kostumografe: Njomëza Luci

Koreografia: Gjergj Prevazi

Kompozitor: Tomor Kuçi

Dizajner i ndriçimit: Burim Baftiu

Për shfaqjen:

Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes. Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive. Në errësirën e brendshme, ku përzihen ndjenja faji dhe paaftësie, ato ballafaqohen me një botë që u refuzon të drejtën për të qenë të thyeshme.

Shfaqja eksploron një plagë sociale që fshihet pas buzëqeshjeve të rreme dhe pritshmërive të pashpirt. Në një sistem ku “nënat janë heroinat e heshtura,” ky rrëfim i guximshëm nuk pyet për leje – ai sfidon tabutë dhe i detyron të gjithë të shohin atë që duan të injorojnë. /2LONLNE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.