DYLON

Sonte ne Teatrin e Gjilani vjen shfaqja “Stiffler”

Sonte ne Teatrin e Gjilani vjen shfaqja “Stiffler”
Avatar photo Redaksia

Sonte | e enjte, 20:00 | shfaqja “Stiffler”

Në një mëngjes krejtësisht të rëndomtë, Hava, një punëtore seksi mbi të 40-tat, futet në dhomën e pranimit të emergjencës së spitalit me një thikë të ngulur në shpinë, një natë më parë nga një klient i saj.

EkoHigjiena

Prej këtu fillon sorollatja 24-orëshe e gruas së therur me thikë në shpinë nëpër institucionet shëndetësore dhe në ato të rendit e sigurisë, duke thirrur kot për vëmendje për hallin e saj.

E hutuar, e frikësuar, e dërrmuar nga dhembja, ajo kërkon ndihmë, ka nevojë për mjek, do që keqbërësi të kapet. Por me të kuptuar natyrën e punës së saj, këto institucione e fusin atë në një cikël brutal të marrjes në pyetje, shqyrtimit krejtësisht banal të rrethanave, motivit; e kundërshtojnë me diskurs administrativ kërkesën e saj të thjeshtë për mjek, për trajtim, për drejtësi, duke e shpërfillur thirrjen e saj të sinqertë për ndihmë, dhe duke refuzuar me arrogancë ta shohin thikën në shpinën e saj si krim.

“Stiffler” është rrëfim për një shoqëri që përdor moralin si kriter për shfaqje të njerëzisë e ofrim të ndihmës; për një sistem që e ka të internalizuar bindjen se trupi i një gruaje të “pamoralshme” më parë duhet të gjykohet vetë si vepër penale se sa të këqyret si dëshmi e një krimi të dhunshëm.

Dhe, përfundimisht, është rrëfim për lehtësinë e amnistimit të dhunës, keqbërësit, e krimit të kryer në emër të virtyteve të shoqërisë.

Regjisor: Kushtrim Koliqi

Autore: Dori Basha

Aktorët: Rebeka Qena, Adrian Morina, Armend Smajli

/Teatri i Qytetit – Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.