DYLON

Sonte në ora 18:00 jepet premiera e shfaqjes “Viganët”

Sonte në ora 18:00 jepet premiera e shfaqjes “Viganët”
Avatar photo Redaksia

Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, që është njëra ndër katër shtyllat e Manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit” nis sonte (e diel) në Teatrin e Qytetit në Gjilan. 

Kjo ngjarje e madhe kulturore që do të zgjas gjatë tërë javës, sivjet ka ndërruar orar, shkaku i pandemisë Covid-19, e cila ka vështirësuar çdo pore të jetës. 

EkoHigjiena

Kështu, pas masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë, e cila me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, ka kufizuar kohën e lëvizjes, ka bërë që edhe Bordi Organizativ i “Flakës së Janarit” të ndërrojë orarin e fillimit të shfaqjeve. 

Kështu, sipas Erson Zymberit, udhëheqës artistik në Bordin e Flakës, shfaqjet do të nisin nga ora 18:00 e jo nga ora 19:00 siç ishte paraparë më herët. 

Sonte në program është paraparë që të paraqitet nikoqiri, pra Teatri i Gjilanit, me shfaqjen premierë “Viganët” me regji të Ilir Bokshit, dramaturg Visar Krusha, koreograf Robert Nuha, kompozitor Trimor Dhomi, kostumet Vesa Kraja, skenograf Bekim Korça dhe asistente e regjisë Natyra Kallaba. 

Shfaqja nis në ora 18:00, në Teatrin e Gjilanit dhe pjesëmarrja është me ftesa dhe numër të reduktuar shkaku i pandemisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.