• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Sonte në Gjilan vjen “LOVE. STATE. KOSOVO”

Redaksia 2LONLINE 4 Tetor, 2013 4 min
 Sonte në Gjilan  vjen “LOVE. STATE. KOSOVO”

Gjilan – (2LONLINE) – Sonte në ora 20:00, Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit  do të keni mundësi të shihni një performancë teatrore unike, me artistë nga Kosova dhe Zvicra. “LOVE. STATE. KOSOVO”  që është prodhuar nga Qendra Multimedia (www.qendra.org), në bashkëpunim me Produktionswerkstatt, CULTURESCAPES Balkan 2013, Spielart Festival München, Kaserne Basel dhe Zürcher Theater Spektakel.

Performojnë: Beatrice Fleischlin, Antje Schupp, Astrit Ismaili dhe Labinot Rexhepi, Dramaturg dhe udhëheqëse e produksionit: Larissa Bizer, Kostumet: Diana Ammann, Skena dhe ndriçimi: Nico de Rooij, Ndihmës i regjisë: Hendrik Lipke, Udhëheqja artistike: Beatrice Fleischlin, Antje Schupp, Udhëheqja e produksionit në Kosovë: Nita Hasani Kohëzgjatja: afro 90 minuta Gjuha: Gjermanisht, anglisht, shqip, gjermanishte e Zvicrës

Për shfaqjen:

Kosova. Ku është kjo në të vërtetë? Thjesht diku në Ballkan. Këtu Kosova na intereson mesatarisht deri aspak. Vetë fjala tingëllon tashmë si vatër e luftës apo si plak pa dhëmbë, ashtu që nuk mundesh ndryshe, përveç se të parafytyrosh si diçka të pangushëllueshme. Po ashtu askush nuk llogarit me atë që “atje poshtë” do të zhvillohet diçka aq shpejt. E çfarë të zhvillohet atje diçka e madhe, ata s’kanë asgjë. Prandaj ata të gjithë vijnë te ne. Me këtë rast po zhvillohet pikërisht një mori e madhe. Është koha që të njihemi pak me shtetin më të ri të Evropës.

” LOVE. STATE. KOSOVO është një udhëtim i gjurmimit, një kërkim i gjurmëve në një krijesë shumë të ndërlikuar të shtetit të Kosovës. Pikënisja e projektit është shikimi personal, ndoshta naiv evroperëndimor i ngjarjeve komplekse politike dhe sociale të një vendi të ri. Fleischlin dhe Schupp janë nisur në qershor 2012 dhe kanë shkuar në një udhëtim gjurmimi në Kosovë. Një vend i ri, në çdo pikëpamje: Mosha mesatare e popullsisë është 27 vjeç, tek më 2008 Kosova është shpallur e pavarur dhe pranohet edhe më tej nga pak më shumë se gjysma e anëtarëve të OKB-së.

Me shikimin e tyre të vet Fleischlin dhe Schupp kanë vrojtuar ngjarjet komplekse politike dhe sociale në Kosovë dhe kanë gjetur një vend, i cili ka një lidhje krejt të veçantë me Zvicrën dhe me Gjermaninë dhe kështu nuk ka të bëjë aspak me parafytyrimet e përgjithshme këtu. Përshtypjet e tyre, përjetimet dhe përvojat e tyre i kanë përpunuar artistikisht në një proces të përbashkët punues me performuesin kosovar Astrit Ismaili dhe me valltarin Labinot Rexhepi.

LOVE. STATE. KOSOVO pasqyron këndvështrimin personal të katër performuesve në Kosovë dhe ballafaqimet e tyre me paragjykimet dhe e tematizon, me një shkelje syri, tërheqjen dhe përballimin e kufijve në bashkëpunimin artistik. LOVE. STATE. KOSOVO është një lloj tregimi dashurie. But it’s complicated!

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023
Gjilan

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023
Nacionale

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023
Nacionale

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com