DYLON

Sonte në Gjilan mbahet Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Folklorike

Sonte në Gjilan mbahet Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Folklorike
Avatar photo Redaksia

Gjilani bëhet nikoqiri i një ngjarjeje të rëndësishme kulturore mbarëkombëtare, teksa këtë vit organizohet Festivali i Këngës Folklorike, një aktivitet unik që mbledh artistë, këngëtarë-solistë nga trevat shqiptare në një skenë të vetme nën përcjelljen e orkestrës folklorike autentike gjilanase.

Festivali, i konceptuar si një Folk Festival me rrënjë tradicionale, vjen nën organizimin e OJQ “Qendra Kulturore Cello Duo”, si një iniciativë e drejtoreshës energjike Arzie Jusufi, në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj profesional Fazli Berisha si ideator kryesor për nismën e këtij festivali më se të nevojshëm për qytetin e Gjilanit dhe udhëheqësi artistik instrumentalisti Afrim Leka.

EkoHigjiena

Të dy së bashku kanë bashkuar vizionet dhe përvojën e tyre për të sjellë në Gjilan një festë të kulturës shqiptare me standarde të reja artistike.

Qëllim kryesor i festivalit është ruajtja dhe promovimi i këngës folklorike shqiptare në të gjitha format e saj tradicionale duke i ofruar publikut një përvojë autentike artistike si dhe vendosja e Gjilanit në hartën kulturore mbarëkombëtare me një aktivitet vjetor të qëndrueshëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.