Sonte në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet ekspozita “Zgjatur” e Renea Begollit
Sonte, me fillim prej orës 19:00, në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet ekspozita “Zgjatur” e Renea Begollit, kuruar nga Anyla Kabashi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 nëntor.
***
Postimi i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan
ZGJATUR | Renea Begolli
kuruar nga Anyla Kabashi
11–24.11.2026, Galeria e Arteve Gjilan
Në një prej qyteteve të shumta postindustriale të Kosovës, ku peizazhet mbajnë vragë, Renea bën një tendë ku myshku ka kaluar tashmë brenda, një xhungël të ndërtuar nga mbetjet, vizatime që një makinë teknologjike i lexon si informacion të zakonshëm, dhe trupa që pushojnë, rrotullohen e dështojnë, nuk munden më. Asgjë këtu nuk rritet. Është një provë, e ndërtuar me dorë, e asaj që mund të kuptojmë si është të jetosh me botët që kemi trazuar. Një mënyrë për të treguar histori të sajuara për toka të imagjinuara, por nga këndvështrimi i peizazheve, i luleve. “Zgjatur” është vazhdimësi e “Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhem” (Grand Hotel Prishtina, 2025). Në një qytet postindustrial, pranë një kantieri ndërtimi, pyet në çfarë kushtesh bëhemi.
11 nëntor 2026, 19:00h
Galeria e Arteve, Gjilan
Mbështetur nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Instalimi: Izet Čučulj | Dizajni: Paparapara Studio | Fotografitë: Zana Begolli / Grid Visuals, Paparapara Studio | Asistent i produksionit: Art Çibukçiu
