DYLON

Sonte në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet Ekspozita “Rikthimi në shtëpi”

Sonte në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet Ekspozita “Rikthimi në shtëpi”
Avatar photo Redaksia

Sonte, me fillim në ora 19:30, në Galerinë e Arteve në Gjilan, hapet Ekspozita “Rikthimi në shtëpi”, kuruar nga Malisa Zymberi.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan.

EkoHigjiena

***

Ekspozitë

“Rikthimi në shtëpi”

?Kuruar nga Malisa Zymberi

?Galeria e Arteve

?11.04.2025

⏰️19:30

Rikthimi në Shtëpi – Babit, 2025

Malisa Zymberi

M: “Po bëhet çdo ditë e më e vështirë të jetoj pa shikimin e babit drejt meje, plot dashuri dhe admirim.”

F: “Atëherë merr sytë e babit e dashtun Malisa dhe fillo ta shikosh botën, me të njëjtën dashuri dhe admirim.”

“Rikthimi në Shtëpi – Babit” është një ekspozitë e ndërtuar mbi kujtimet, imazhet dhe videot e ruajtura në arkivin e Bajram Zymberit (1950–2023), babait të autores, Malisa Zymberi. Ai ishte një nga fotografët e parë në qytetin e Gjilanit, duke dokumentuar për më shumë se dy dekada (1970 – 1990) jetën e përditshme me kamera të rralla të atyre viteve.

Ky arkiv përmban përditshmërinë e familjeve, rrugët e qytetit, shfaqjet teatrale, festat me shoqëri dhe kujtimet që shpesh humbin mes rrjedhës së kohës. Pas ndarjes së tij nga jeta, Malisa përdori fotografitë e tij për t’u përballur me humbjen dhe si një mënyrë për ta parë botën përmes lenteve të tij, duke kërkuar kuptim në mënyrën e jetesës së asaj kohe.

Kjo ekspozitë është një kujtim për babain e autores dhe një mënyrë për ta rikthyer atë në shtëpi, për here të fundit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.