DYLON

Sonte KV Drita zhvillon ndeshjen e dytë të finales ndaj KV Ferizaj

Sonte KV Drita zhvillon ndeshjen e dytë të finales ndaj KV Ferizaj
Avatar photo Redaksia

Sonte, (e shtunë) nga ora 20:00 në palestrën e qytetit në Kamenicë luhet ndeshja e dytë e finales së madhe në volejboll në Raiffeisen Superligën A për meshkuj, ku KV Drita në cilësinë e nikoqirit pret skuadrën KV Ferizaj.

Siç dihet ndeshjen e parë e ka fituar Drita (Ferizaj 2:3 Drita – Setet: 22:25, 13:25, 25:18, 25:23, 10:15)

EkoHigjiena

Drejtuesit e KV Drita kanë thënë se pas fitores në ndeshjen e parë, djemtë e skuadre bardh e kaltër hyjnë të motivuar për të dhënë maksimumin në parket për një tjetër super ndeshje dhe spektakël volejbolli, e natyrisht edhe fitore, transmeton Portali 2LONLINE.com.

”Ju ftojmë të gjithë ju që keni mundësi të jeni prezent në palestër, ta përkrahim skuadrën bardh e kaltër dhe djelmoshat e rinj që vijnë pas fitores nga ndeshja e parë. Për gjithë ju që dëshironi të jeni pjesëmarrës në ndeshje sonte, nisja bëhet nga ora 18:30 nga palestra ‘Bashkim Selishta-Petriti’ në Gjilan”, thuhet në njoftimin e skuadrës.

Përndryshe, Për t’u shpallur kampion në Raiffeisen Superligën A për meshkuj nevojiten të realizohen tri fitore në total.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.