Haxhi Krasniqi do të kryqëzojë dorëzat me kampionin në fuqi të botës, gjermanin Jurgen Brahmer. Krasniqi që mbron ngjyrat e Gjermanisë, për duelin më të madh në karrierën e tij, ka zhvilluar përgatitje intensive në malet e bavarisë.
Pas shumë ditëve të përgatitjeve, vjen momenti kur junikasi do të luftojë për titullin e botës kundër gjermanit Jurgen Brahmer.
Krasniqi mendon se është i përgatitur dhe i gatshëm për duelin me kampionin në fuqi. Ai thotë se ka bërë përgatitje të duhura për ta fituar titullin e botës.
“Jam i përgatitur mjaft mirë për duelin me Jurgen Brahmer. Kjo është lufta më e rëndësishme e jetës sime. I kam bërë të gjitha përgatitjet për ta fituar titullin e kampionit të botës”, ka thënë Krasniqi, i cili është i bindur në fitore.
Ndërkohë, edhe kundërshtari i Krasniqit është shprehur i bindur në fitore.
“Krasniqi është një luftëtar i ri ambicioz, i cili dëshiron ta marrë titullin nga unë. Mirëpo, kjo nuk do të ndodh”, ka theksuar gjermanin Brahmer.
Meçi mes Haxhi Krasniqit dhe Jurgen Brahmer zhvillohet sonte në Rostock të Gjermanisë.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=24725