DYLON

Sonte Kombëtarja e Kosovës luan miqësoren me Burkina Fason

Sonte Kombëtarja e Kosovës luan miqësoren me Burkina Fason
Avatar photo Redaksia

Sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:00 Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos.

Përndryshe,  Dardanët, të mërkurën, e kanë zhvilluar seancën e tretë dhe të fundit para kësaj ndeshjeje,

EkoHigjiena

Para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani.

Giresse ka thënë se entuziazmi tek futbollistët para duelit me Burkina Fason është i madh derisa kapiteni Rrahmani ka thënë se duke pasur parasysh formën e mirë të bashkëlojtarëve pret paraqitje të mirë në të dy miqësoret.

Përndryshe, pas pesë ditësh Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore, edhe atë në Zurich kundër Zvicrës, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.