Sonte (e shtunë, 26 nëntor) në ora 19:30, në Teatrin e Qytetit – Gjilan, jepet repriza e shfaqjes “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, e autorit Dario Fo, ne regji të Erson Zymberit. Në shtjellimin e saj konceptual dhe artistik, shfaqja prekë dhe njëkohësisht tenton t’u përgjigjet trajtimit të problemeve aktuale të ligjit, korrupsionit, sistemit gjyqësor, dosjeve, akuzimeve, vrasjeve e “vetëvrasjeve”, etj.
Vetëvrasje apo vrasje? Aksident, rastësi apo e qellimë?
Kush e “vetvrau” anarkistin?
Gjaku dhe duart e pushtetit fshihen pas ngjyrës së çiltër – asaj të bardhës dhe pas humbjes së fijes në lëmshin e krijuar.
Siç edhe e thotë personazhi kryesor, në fund të shfaqjes: “Populli ynë është i mbushur me mut deri në grykë, prandaj edhe ec me kokën lart”!
“Vdekja aksidentale e një anarkisti” nga Dario Fo
Regjisor : Erson Zymberi
Luajnë:
Ernest Zymberi
Alban Shahiqi
Avni Shkodra
Gani Rrahmani
Njomëza Kalaveshi
Tringa A. Hasani
Skenografia dhe Kostumet: Bekim Korca
Ass. e regjisë: Emine Toska
Muzika: Reshat Beqiri, Bujar Murtezi dhe Bashkim Kërqeli
Dizajni i ndricimit: Fatmir Halili
Inspicient & Organizator: Raif Haziri
Rekuizitat: Suad Berisha
Realizatorë të skenografisë: Mejdi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti