DYLON

Sonte, e diel, në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja “Lule Sajza”

Sonte, e diel, në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja “Lule Sajza”
Avatar photo Redaksia

Sonte, e diel, ora 20:00 n’Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja “Lule Sajza” me regjisor Endri Çela | produksion nga Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë

Regjisor: Endri Çela

EkoHigjiena

Interpretojnë: Rajmonda Bulku, Adriana Tolka dhe Valentina Myteveli

Për herë të parë në teatrin shqiptar, vjen një premierë në formën e teatrit dokumentar. “Lule Sajza” sjell dëshmi të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. Histori të vërteta, gati të pabesueshme. Në formën e një teatri dokumentar vjen përmbledhja e dëshmive personale të të mbijetuarve në kampin e Tepelenës.

“Lule Sajza” ka për strukturë historitë personale që nga momenti i bastisjes nga shtëpitë, te vendosja në kampin e Beratit dhe, më pas, në atë më famkeqin, në kampin e Tepelenës. Një kalvar i gjatë vuajtjesh e gjurmë plagësh që mbart historia jonë shqiptare.

Autor: Përmbledhje e dëshmive të të mbijetuarve nga kampi i Tepelenës. (Përmblodhi: Endri Çela)

Në bashkëpunim me “Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit”. Bazuar dhe frymëzuar nga shkrimet e Agron Tufës, Lek Pervizit, Fatbardha Saraçit (Mulleti) dhe Kastriot Dervishit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.