DYLON

Sonte, Drita përballë Florianës, me synimin për të kaluar tutje në raundin tjetër

Sonte, Drita përballë Florianës, me synimin për të kaluar tutje në raundin tjetër
Avatar photo Redaksia

Sonte, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së dytë, e kthimit, në kuadër të Ligës së Konferencës, ndërmjet kampiones së Kosovës, FC Drita, dhe skuadrës malteze Floriana.

Ndeshja e parë në Maltë është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1 dhe kjo është një mundësi e mirë, që Drita sonte të shënojë fitore dhe të kalojë në raundin tjetër.

EkoHigjiena

Në taborin “bardh e kaltër”, ekziston një atmosferë e mirë dhe mentalitet fitues.

Në një konferencë për media, edhe kryetrajneri Zekirija Ramadani, por edhe futbollisti Jorgo Pëllumbi, janë shprehur optimist kur është në pyetje kualifikimi tutje.

“Kemi humbur shumë raste në ndeshjen e parë. Shpresojë që tani t’i shfrytëzojmë rastet dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë kryetrajneri Zekirija Ramadani.

Edhe futbollisti Jorgo Pëllumbi  ka thënë se në ndeshjen e parë mund të kishin bërë më mirë por se, (sonte), shpreson se do të fitojnë dhe të kualifikohen tutje.

Dueli ndërmjet Dritës dhe Florianës nis në orën 20:00. Ndeshja do të transmetohet në RTK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.