DYLON

Sondazhi i RTV Dukagjinit: Lutfi Haziri e fiton Gjilanin pa balotazh

Sondazhi i RTV Dukagjinit: Lutfi Haziri e fiton Gjilanin pa balotazh
Avatar photo Redaksia

Sondazhi i RTV Dukagjini e ka nxjerr fitues të madh nënkryetarin e parë të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili garën e 17 tetorit në Gjilan do ta fitojë pa balotazh.

Sipas këtij sondazhi të porositur nga RTV Dukagjini e i cili është realizuar nga kompania e specializuar dhe kredibile Ubo Consuliting, kryetari Lutfi Haziri do të marrë 50.9 për qind të votave.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka falënderuar qytetarët oër besimin e madh ndaj tij në të gjitha fazat, derisa ka  thënë se nga matjet e LDK-së në terren në dy javët e fundit, ai do të fitojë 59 për qind e besimit të gjilanasëve në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Të dhëna interesante të sondazhit, por matjet në Gjilan kanë treguar për një garë pa balotazh dhe një fitore më të thellë. Sipas pasqyrimit dhe matjeve të LDK-së lidhur kënaqshmërinë, unë dal fitues me 59 për qind më 17 tetor. Sidoqoftë, i falënderoj gjilanasit për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së”, ka thënë kryetari Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.