DYLON

Solidariteti qytetar do të ndikojë direkt në përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka paraqitur sot të dhëna shtesë lidhur me deklarimet e mjeteve financiare të qytetarëve në Mbrëmjen Humanitare të organizuar nga Komuna e Gjilanit javën e kaluar me moton “Pak nga ne, shumë për ata”.

Haziri, në konferencën e sotme për media ka thënë se solidariteti i qytetarëve të Gjilanit dhe shqiptarëve kudo në botë e ka bërë krenar.

EkoHigjiena

“Sot po paraqes rezultatet e aktivitetit dhe solidaritetit qytetar kryesisht nga banorët Gjilanit, por edhe banorët e tërë territorit të Republikës dhe shqiptarët kudo në botë, në iniciativën e Komunës së Gjilanit për të ndihmuar rastet e rënda, për t’u solidarizuar me familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe angazhimi i ynë që prej qershorit deri tash ka kulmuar me këto përmasa që neve na bënë të ndihemi krenar. Solidariteti qytetar do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së këtyre familjeve”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit tha se janë nga qytetarët e vullnetit të mirë 278 mijë e 854 euro, 92 e 770 franga zvicerane dhe 9 shtëpi me çelësa në dorë.

“Janë deklaruar dhe konfirmuar nga Kabineti im 278 mijë e 854 euro dhe 92 e 770 franga zvicerane, përveç buxhetit të Komunës që është 100 mijë euro. Poashtu, janë premtuar 9 shtëpi për t’u ndërtuar me çelësa në dorë, pastaj deklarime për mobilim, ndërtim të kulmeve dhe një sërë aktivitete të tjera ekonomike që e lehtësojnë shumë përmirësimin e gjendjes së banimit për këto shtëpi. Praktikisht është një aksion jashtëzakonisht i suksesshëm, një solidaritet i jashtëzakonisht i madh për të cilin ne jemi krenarë”, ka shtuar kryetari Haziri.

Haziri të gjitha deklarimet e qytetarëve do të bëhen publike në faqen zyrtarë të komunës së Gjilanit, duke shtuar se Bordi i Drejtorëve shumë shpejt do të marrë qëndrim, ku do të emërohet një ekip i veçantë ,i cili, do të merret vetëm me implementim dhe sanimin i gjendjes së këtyre familjeve.

“Në ditët në vijim do t’i publikojmë të gjitha deklarimet dhe do të merremi nga sot me ndërtimin e strategjisë dhe aksionin e implementimit, që i bie në ndërtimin e shtëpive, në meremetimin dhe në restaurimet që mund t’i realizojmë. Secili qytetar ka mundësi që të shoh deklarimet e tij dhe presim që mjetet të derdhen në xhirollogaritë e zyrtare që ne i kemi në banka komerciale dhe grumbullimi i atyre mjeteve është proces krejt tjetër. Deklarimi është i pamjaftueshëm nëse nuk arrihet të grumbullohen këto mjete”, tha Haziri.

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar qytetarët për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, mediat për promovimin, e veçanërisht RTK-në që e mundësoi transmetimin e drejtpërdrejt të Mbrëmjes Humanitare. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.