DYLON

Solidariteti po vazhdon nga bashkatdhetarët tanë në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Bashkatdhetarët tanë të cilët punojnë dhe jetojnë në botën e jashtme, përditë e më shumë po ndihmojnë familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Komunën e Gjilanit duke nisur nga mbështetja në ushqim veshmbathje e deri edhe te rastet e ndërtimit të shtëpive.

Me këtë rast drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi ka njoftuar se sot bashkatdhetari ynë Faik Bunjaku, nga fshati Livoç i Epërm së bashku me vajzën e tij Lindita Bunjaku – Hasani, kanë ndihmuar me pako ushqimore katër familje me gjendje të rëndë ekonomiko – sociale.

EkoHigjiena

“Faik Bunjaku së bashku me vajzën e tij Linditën, për çdo vit kanë ndihmuar familjet me gjendje të rëndë ekonomiko – sociale në forma të ndryshme. Edhe këtë vit donatori i cili është nga Livoçi i Epërm e i cili punon dhe vepron në Gjermani, ka ndihmuar katër familje me pako ushqimore e cila përmban produkte ushqimore dhe sanitare për ta kaluar këto familje një muaj pa asnjë problem”, ka thënë Zymberi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.