DYLON

Sokol Haziri: Është qenësore që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet fuqishëm

Sokol Haziri: Është qenësore që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet fuqishëm
Redaksia

Sokol Haziri, kryetar i Aleancës, Dega në Gjilan ka thënë se ky subjekt u bën thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe bashkatdhetarëve që jetojnë në Anamoravë, të cilët kanë të drejtë vote, që nesër të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë.

Haziri tha se është qenësore që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet fuqishëm, jo vetëm në vendin ku jetojnë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

“Padrejtësitë, shkeljet sistematike të të drejtave të shqiptarëve dhe praktikat diskriminuese që rrezikojnë barazinë e tyre duhet të marrin fund. Të drejtat, dinjiteti dhe barazia e shqiptarëve duhet të mbrohen me çdo mjet demokratik. Shqiptarë, të bashkuar në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”, ka thënë tutje Haziri i Aleancës.

Sipas tij, dalja në zgjedhje është mundësi për të shprehur vullnetin qytetar dhe për ta bërë zërin e shqiptarëve të dëgjueshëm.  /2LONLINE/



EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.