DYLON

Sokol Haziri aderon në PDK

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sokol Haziri, njëri ndër themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili kohë më parë braktisi këtë subjekt politik, mësohet se tani do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Sokol Haziri kohë më parë, kur kreu i komunës Lutfi Haziri kishte bërë riformatimit e një pjese të qeverisë lokale, ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, drejtori kjo që i takonte AAK-së si partnere e LDK-së, në koalicionin bashkëqeverisës në Gjilan.

EkoHigjiena

Përndryshe, kur kishte braktisur AAK-në, Sokol Haziri kishte paralajmëruar se nga ky subjekt do të kishte edhe ikje të reja, që do të preknin, të gjitha strukturat partiake, nga dega e nëndegët e aktivet. Dhe, sot Zyra e Informimi të PDK-së së Gjilanit, ka bërë me dije se nesër edhe zyrtarisht do të bëhet aderimi në PDK-në e Gjilanit, e një grupi të ish aktivistëve të Degës së AAK-së, në krye me, siç thuhet, njërin prej ish drejtorëve komunal, Sokol Haziri.  Mbetet të shihet kush tjetër do të jetë krah Haziri me rasti ne aderimit në PDK./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.