Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar pjesëtaret dhe udhëheqësit e këtij institucioni.
“Ju shprehi urimet më të përzemërta të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në përvjetorin e 22-të të themelimit dhe besoj se në të ardhmen partneriteti ynë do të jetë në nivel edhe më të lartë profesional. Jemi të vetëdijshëm për kontributin tuaj, posaçërisht në kohën e e pandemisë globale në të cilën po kalojmë, andaj keni qenë dhe mbeteni shembull organizimit të mire të situatës mjaftë të vështirë shëndetësore për vendin. T’i shërbesh vendit është nder dhe krenari! Urime e suksese të mëtejme”.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti