Ёshtё shqetësuese njёkohёsisht edhe e papranueshme presioni dhe shantazhi që iu ёshtё bёrё mediumit lokal ”Plus Televizion” prej autoriteteve lokale të Komunës së Vitisë, përkatësisht LDK-së së Sokol Halitit. Kështu thuhet në reagimi ne Lëvizjes Vetëvendosje në Viti.
Mё tej nё kёtё reagim thuhet:
Autoritetet lokale nё vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime tё pandalshme ndaj kësaj shtëpie mediale vetëm pse ky institucion ushtron nё mënyrë tё paanshme funksionin e saj gazetaresk.
Aktet e tilla dëshmojnë për mos qeverisje në baza ligjore e qytetare.
Fakti se kjo qeverisje organizohet dhe zhvillon aktivitetin e saj vetëm përmes rregullave jodemokratike po e dëshmon mjaft edh ky rast konkret, pra kërcenim ndaj fjalës sё lirë. Ne Lëvizja Vetëvendosje kërkojmë prej Institucioneve tё Kosovës njёkohёsisht edhe organeve tjera tё mediave, ashtu edhe shoqatës sё gazetarëve që tё reagojnë urgjentisht nё mbrojtjen dhe sigurimin e fjalës sё lirë.
Praktikat e këtilla janë mbytje tё fjalës sё lirë, si dhe zaptim tё mjetit mё tё rёndёsishёm nё një demokraci, pra, shprehjes sё fjalës sё lirë. Fjala e lirë mbrohet dhe garantohet edhe sipas aktit më të lartë në vend, Kushtetutës, dhe çdo cenim si ky i tanishëm penalizohet sipas ligjeve ne fuqi.
Lëvizja Vetëvendosje – Viti