DYLON

Sokol Haliti takon bashkatdhetarët nga Vitia që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani

Sokol Haliti takon bashkatdhetarët nga Vitia që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Mynih në kuadër të panairit ndërkombëtar “IFAT Munich 2026”, po zhvillon takime të ndryshme edhe me bashkatdhetarë dhe familje nga komuna e Vitisë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Me këtë rast, Kryetari Haliti vizitoi familjen Ramaj, ku u mirëprit nga Marjan Ramaj dhe Leorin Ramaj. Gjatë takimit u bisedua për sukseset e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, rolin dhe kontributin e tyre në promovimin e vlerave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me vendlindjen.

EkoHigjiena

Veçanërisht u vlerësua suksesi i Leorin Ramajt, këshilltar tatimor i licencuar në Gjermani, i cili përmes kompanisë së tij “Kaiser Ramaj & Partner mbB” në Mynih, ka ndërtuar një veprimtari profesionale të suksesshme në fushën e këshillimit tatimor, juridik dhe menaxhimit të pasurisë. Me një ekip profesional dhe bashkëpunim me kompani të njohura vendase e ndërkombëtare, ai përfaqëson një shembull të përkushtimit dhe suksesit të shqiptarëve në diasporë.

Kryetari Haliti vlerësoi lart angazhimin dhe arritjet e bashkatdhetarëve tanë, duke theksuar se sukseset e tyre janë krenari për komunën e Vitisë dhe gjithë Kosovën. /2LONLINE/