DYLON

Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt

Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot nga qytetarët e shumtë të cilët kishin ardhur enkas për të iu uruar atij fitoren në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje dhe atë pas publikimit të rezultateve preliminare.

Me këtë rast kryetari Haliti pritet të marrë mandatin e tij 4-të qeverisës.

EkoHigjiena

Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe tha se fitorja nuk është vetëm e tij por e të gjithë qytetarëve vitias pa dallime partiake.

“Sot nuk kam fituar unë por kanë fituar të gjithë qytetarët vitias dhe atë pa asnjë dallim politik. Do të vazhdoj të mbes punëtorë i shtetit dhe do të punoj për mirëqenien e secilit qytetarë”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.