Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot një delegacion i kryesuar nga Domë Lush Gjergji me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit në të mirën e qytetarëve vitias.
Kryetari I Komunës Sokol Haliti tha se vizita e Domë Lush Gjergjit në Viti dhe kontributi të cilën ai mund ta jep për këtë Komunë është i madh. “Jemi të nderuar me ardhëjen tuaj, me të vërtetë Vitia ka nevojë për mbështetje nga të gjithë dhe vetëm të bashkuar mund të i shërbejmë të mirës së qytetarëve tanë” u shpreh Haliti.
Kurse Gjergji tha se ai është i interesuar të bashkëpunoj me Komunën e Vitisë, duke i uruar kryetarit Haliti suksese në punën e të parit të komunës. Me këtë rast Domë Lush Gjergji i ka dhuruar atij një nga librat e tij.