Smaka: Vetëm Blloku i bashkuar do e zgjidhte ngërçin politik
Profesori çështjeve juridike, Riza Smaka thote se vetëm nëse Blloku do të qëndronte i bashkuar do të pritej zgjidhja e kryetarit të Kuvendite më pas kur koalicioni parazgjedhor, PDK-ja me partnerë të dështonte, Presidentja Atifete Jahjaga do tía jepte mundësinë Bllokut. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë po zgjidhej ky ngërç i panevojshëm politikë.
“Nëse do të qendrojë Koalicioni Paszgjedhor, mund të pritej që pas zgjedhjes së kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, të konvokohej seanca e Kuvendit në të cilën fillimisht do të pritej që fillimisht nga Koalicioni Parazgjedhor të nominohej kandidati për Kryeministër e në rast të dështimit të atij propozimi që rrjedhimisht Presidentja sipas diskrecionit të vetë atë mundesi t’ia jepte Koalicionit Paszgjedhor. Kjo do të ishte një rrjedhë normale e procedimeve, në harmoni me Kushtetutën, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe me senset politike të votuesve të cilët në këtë ndërkohë janë acaruar së tepërmit”, thotë Riza Smaka për “Bota sot”.
Profesor Smaka nuk sheh zgjidhje të ngërçit politikë nëse prishet Blloku. Sipas tij, vetëm një përpjekje e Bllokut për të formuar institucionet do e nxirrte nga kriza politike vendin.
“Në anën tjetër do të zgjidhej edhe kjo bllokadë neveritëse e cila paarsyeshëm e shtyri formimin e Kuvendit e të Qeverisë aq të nevojshme për të qenë në nivelin e detyrimeve kushtetutare të tyre”, thotë profesor Smaka.
http://botasot.info/lajme/342469/smaka-vetem-blloku-i-bashkuar-do-e-zgjidhte-ngercin-politik/
