DYLON

Smaka: Nuk ekziston dispozitë në Kushtetutë, që, nëse nuk zgjidhet kryekuvendari të shkohet në zgjedhje

Avatar photo Redaksia

Njohësi i Kushtetutës, profesori Riza Smaka, gjatë një prononcimi të shkurtër që ka dhënë për gazetën “Bota sot”, në pyetjen se nëse nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të premten, atëherë si do të veprohet, është përgjigjur se edhe pse në Kushtetutë nuk ekziston dispozitë e cila në raste të tilla do të përcaktonte shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve, mbetet vetvetiu i domosdoshëm dhe i pashmangshëm, ku virtuelisht do të kuptohej se kjo legjislaturë nuk është e aftë për ti ushtruar obligimet kushtetutare.

“Edhe pse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk ekziston dispozitë, e cila, në rast të tillë do të përcaktonte shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, ky solucion mbetet vetvetiu i domosdoshëm dhe i pashmangshëm nga se virtuelisht do të argumentohej se kjo legjislature nuk qenka e aftë për tu funksionalizuar dhe për t’i ushtruar obligimet kushtetutare e ligjore”, thotë profesor Riza Smaka.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.