Nga Zejnullah Jakupi
Sa e ndjeshme mund të jetë një fjali e vetme, një sllogan – parullë, metaforë, mjafton t´i kujtojmë disa prej tyre këtu në Kosovë dhe një në Gjermani e sidomos kjo në Gjermani, kohët e fundit, është bërë temë në media dhe në debate mediale e parlamentare.
Gjatë verës 2023, zyra e prokurorit publik në qytetin Halle ngriti akuza kundër kreut të grupit parlamentar të AfD Thuringian, Björn Höcke, sepse thuhet se ai ka përdorur fjalët “Gjithçka për Gjermaninë” gjatë një fjalimi të fushatës elektorale. Ankesa e tillë ishte bërë në vitin 2021 nga kryetari i të Gjelbërve në Landin e Saksoni-Anhalt.
Avokati gjerman Dr. Matthias Brauer LL.M. ekspert nga e drejta penale i´a ka kushtuar një analizë tematikës në fjalë. Gjatë epokës naziste, pohon z. Brauer, slogani “Gjithçka për Gjermaninë” u konsiderua krahas atij “Gjermani, zgjohu” si slogani i “Sturmabteilung (SA)” (garda sulmuese naziste), dhe për këtë arsye është një shenjë dalluese e një organizate antikushtetuese, thotë eksperti Brauer.
“Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë Rajonale e qytetit Hamm vendosi më 1 shkurt 2006 se përdorimi i këtij slogani në ngjarje publike përbën shkelje penale të nenit 86a të Kodit Penal. Megjithatë, me sloganet (në dallim nga simbolet shumë më të qarta piktoreske), sigurisht që duhet të merret parasysh konteksti, pasi një sekuencë e thjeshtë fjalësh vështirë se mund të ndëshkohet. Kushdo që pohon me zë të lartë në një takim publik se Angela Merkel “bëri gjithmonë gjithçka që mundi për Gjermaninë dhe Evropën” gjatë mandatit të saj si kancelare, duhet ditur se ajo nuk ka kryer propagandë naziste pavarësisht se ka përdorur formulimin përkatës”.
Sipas tij, ajo (z. Merkel) nuk do mund të përballet me akuza për shkelje të nenit 86a të Kodit Penal, sepse në rast ankese, merren parasysh – qëllimet (synimi) i të akuzuarit, gjatë shqiptimit të fjalisë.
Fakti që hetimi në këtë rast po zvarritet kaq shumë dëshmon se çështja e “simboleve antikushtetuese” në Gjermani nuk është aq e thjeshtë sa do të donin disa. Përdallim prej Kosovës, në Gjermani është i ndaluar “përdorim i targave (sloganeve) antikushtetuese”. Pra, është e ndaluar të përdoren ose shpërndahen publikisht simbole, logo të organizatave që bien ndesh me Ligjin Themelor ose rendin kushtetues demokratik. Këtu bëhet fjalë kryesisht për organizatat nacionalsocialiste (ose ato që janë të lidhura me nacionalsocializmin) dhe karakteristikat e tyre.
Simbolet tipike si svastika, por edhe flamujt, shënjat uniforme, përshëndetjet dhe sloganet e tjera politike konsiderohen si shenja dalluese dhe janë të ndaluara, sipas nenit 86a StGB dhe nuk lejohen të përdoren në publik.
Është shkelje e nenit (86a StGB), thuhet ndër tjerash, nëse shpërndani simbolet e organizatave jokushtetuese ose i përdorni ato në publik, kur kërcënohet rendi publik. Përgjegjësia penale mund të përjashtohet në raste kur përdorimi i shenjave përkatëse antikushtetuese në hapësirat publike bëhet në mënyrë eksplicite për të mbrojtur organizatat në fjalë dhe qëllimet e tyre, për qëllime kërkimore dhe mësimdhënieje, apo për një raportim historik etj. Këtu mund të përfshihen edhe vepra arti, satirë etj.
Ndryshe qëndrojnë çështjet e tilla në Kosovë
Siç dihet, këtu ekspozoheshin (disa vite më parë) librat e nacionalsocialistëve ndër ta edhe libri i Adolf Hitlerit në mes të rrugës në kiosqet e improvizuara në Prishtinë. Ngjashëm si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri nuk ka patur një proces ilustrimi e me këtë dënim ose rivlerësim të ngjarjeve dhe elitave ish-komuniste por nuk ka patur as ndalim të literaturës nacionalsocialiste apo ndalimin e hapur publik simpatizues ndaj figurës së Enver Hoxhës. Pra, nuk ka patur një rishikim të historisë sa i përketë të kaluarës në fjalë, por as ndalim të ballistëve dhe elitave kuislinge që luftonin në anën e nazifashistëve. Është po ashtu e çuditshme në këtë drejtim se nuk ka masa patur masa ndëshkuese as për ata që i përdhosin simbolet kombëtare, flamurin, stemën, ose personalitetet si, presidenten, autoritetet shtetëore etj.
Nuk dihet gjithashtu se është dënuar deri tani ndokush i cili ka përdor publikisht simbolet e organizatave antikushtetuese, madje pa e ditur prejardhjen e tyre politike. Ka edhe shumë që nuk janë ndëshkuar edhe pse kanë fyerë dhe fyejnë vlerat e luftës, UÇK-në, ish-presidentin Dr. Ibrahim Rugova, Adem Demaçin etj, por edhe fyerjen baltosjen e rilindësve kombëtar nga predikues të islamit radikal – politik.
Sloganet e partive politike kosovare
Partitë politike në Kosovë kanë sajuar sloganet e tyre tanimë të njohura si, “Shteti. Shtet” (LDK), „Liria ka Emër“ (PDK), “Krejt dhe Drejt” (LVV), „Rruga e Re“ (LDK) etj. Në dallim prej Kosovës, ku nuk merren masa kur përqeshen dhe keqpërdoren sloganet, në Gjermani kërkohet një mbrojtje e mirë, pasi presioni për të ndjekur penalisht krimet e propagandës është rritur masivisht vitet e fundit. Nëse mungesa e njohurive të autorit mund të demonstrohet në gjykatë, kjo sigurisht që do të funksionojë në favor të tij dhe mund të jetë e mundur që procedimi të pushohet.
Mbase në opinionin publik në Kosovë nuk ka shumë njohuri lidhur me ndikimin e sloganeve në opionin publik, shih për këtë nuk ka patur dhe nuk ka reagime lidhur me sloganet në fjalë.
Në të gjitha rastet, kur kemi të bëjmë me peshën e këtyre sloganeve konteksti është gjithçka që rrethon një fjalë, një grup fjalësh ose një ide dhe ndihmon në kuptimin e tyre. Për të kuptuar një fjalë në mënyrë të plotë, është e rëndësishme të konsideroni kontekstin e saj, duke përfshirë fjalinë në të cilën është përdorur, qëllimi i komunikimit, si dhe situatën ose temën në të cilën ka ndodhur komunikimi. Kuptimi i fjalës ndryshon bazuar në këto elemente të kontekstit. Për shembull, fjalët “bankë” dhe “lule” kanë kuptime të ndryshme nëse janë të përdorura në një bisedë rreth financave ose në një bisedë për natyrën. Pra, në kërkesën tonë për kuptimin e fjalëve në kontekst, është e rëndësishme të japim informacion mbi mënyrën se si fjalët janë përdorur për të mundësuar një përkthim ose një shpjegim më të saktë.
Se sa janë të rëndësishme këto slogane e dëshmojnë diskutimet e ashpra në Gjermani për kuptimin e sloganit „Gjitçka për Gjermaninë“ e opinioni ynë do habitej me një PSE?. Dhe kjo vetëkuptohet sepse në arealin tonë shoqëror ky slogan nuk kuptohet si kuptohen në kontekstin gjerman. Ne dyja rastet vlejnë disa rregulla të komunikimit bazik.
Kur komunikojmë përmes gjuhës e quajtur si “komunikim verbal” ose kur komunikojmë përmbajtjen e fjalive tona, të cilat përcjellin një mesazh, duhet bëjmë llogarinë se si kuptohemi nga opinioni publik. Në arealin tonë kulturor, jo vetëm se i japim shumë pak rëndësi fazës së parakomunikimit, që do të thotë se si flasim, në çfarë toni, me çfarë tempo, përmbajtje etj (shih debatet zhurmuese në TV), por gjithashtu ne as nuk kemi vëmendjen e duhur për tu mbrojtur nga sloganet, metaforat antikushtetuese.
Definitivisht duhet ta thekësojmë se nëse duam komunikim të sukseshëm dhe profesional duhet të flasim në mënyrë të qetë, me respekt ndaj bashkëbiseduesit- jo në mënyrë provokative. Natyrisht në këtë komunikim nuk mund të përjashtohet pjesa tjetër e komunikimit e quajtur „komunikimi nonverbal“, ku vijnë në shprehje mimika, gjestika, qëndrimi fizik, ngritja e zërit, tempo e komunikimit etj.
Sloganet janë në shumicën e rasteve komunikim me shkrim ku përmbajtja e tyre ka mundësi të jetë më kompleks dhe të zgjojë më shumë paqartësi prandaj duhet të jetë shumë profesional për tu mos u keqkuptuar nga audienca. Përmes shkrimit ne e bëjmë një „Framing“ të caktuar. Kjo do të thotë se një mesazh do vihet në një kontekst të caktuar kuptimi ose interpretimi kur adresati, pra, personi A i drejtohet personit B.
Framing – Frames
Fjala „Frame“ rrjedh nga gjuha angleze që do të thotë kornizë. Shembulli tipik është një foto në një kornizë. Pra, një frame e tregon një mesazh brenda kornizës së caktuar. Përmes përzgjedhjes së fjalive mund të asociohen kuptime të ndryshe dhe përmes tyre të zgjojmë emocion tek audienca. Framingu është pra një fenomen psikologjik. Gjatë komunikimit ne gjithmonë kemi në mendime një parafytyrim, shpesh të shprehur në mënyrë metaforike, për atë që themi: Për shembull: vlen të përmendet matafora ose nofka “Gjarpri” me të cilën idenifikohej ish presidenti Hashim Thaçi. Një tjetër quhej „Shtëpia e verdhë“ etj.
Paslufte oponionin publik ka njohur disa metafora më të mohura dhe që lidhen me skandalet e korrupsionit i ashtuquajtur „PRONTO“. Na kujtohet gjithashtu slogani i përmendur edhe shprehjen metaforike të kryeministrit Albin Kurti, kur akuzonte ish-presidentin Thaçi se ka vendosur “thikat mbi harta”. Mesazhi pasues ishte: Nëse shkohet në Washington atëherë liderët tanë do të detyroheshin ta ndanin Kosovën. Gjatë kohës kur e shqyptojmë këtë slogan, gjithmonë, e kemi në mendje personin, fenomenin e caktuar ose objektin fizik për të cilin flasim dhe këtë e bëjmë një lidhshmëri në ndërdijen tonë. Si rrjedhim në mënyrë automatike na shfaqen politikanët me thika në dorë – mbi tavolinë – mbi hartë – duke e ndarë me thikë territorin e Kosovës.
Vala e refugjatëve – shembulli nga Gjermania
Shembull i lartëcituar nga areali diskursiv gjerman quhet në gjermanisht me fjalën: “Flüchtlingswelle” që në shqip mund të përkthehet si “Vala e refugjatëve”. Kjo fjali asociacion një ardhje e madhe e refugjatëve duke i paramenduar si valët e detit që vijnë në masë të madhe dhe të furishme të cilat kuptohen si një katastrofë e dhunshme natyrore që është e njëhershme, por nuk mund të ndalohen dhe mund t´ju sjell njerëzve dëme. Kjo metaforë i shkon përshtati edhe situatës politike shqiptare pasi kryeministri Edi Rama nënshkroi Marrëveshjen për pranimin e refugjatëve nga Italia.
Në këtë rast mesazhi lë të kuptohet ardhjen e një vale të refugjatëve në mënyrë të pa pakontrolluar që do sjell dëme shtetit pranues si në rrezik që do mund të prish stabilitetin politik dhe ekonimik të shtetit migrues. Përmes kësaj metafore zgjohen emocionet e frikës. Pra, secila metaforë- ashtu si Frame – mund të asocojë emocione pozitive dhe negative, e të cilat mund të interpretohet nga mënyra të ndryshme.
Këtu duhet ta bëjmë dallimin mes metaforës dhe sloganit. Metafora është një figurë retorike që përdoret për të përshkruar një gjë në mënyrë simbolike duke përdorur një term që zakonisht nuk do të kishte kuptim literal në këtë kontekst, ndërsa slogani është një shprehje e shkurtër dhe e përshtatshme që përdoret për të përmbledhur një ide, një produkt, një kompani, ose një lëvizje në një mënyrë që të bëhet e lehtë për publikun të kuptojë dhe të mbajë mend atë. Metafora është një mjet gjuhësor që përdoret për të bërë një krahasim midis dy gjërave të ndryshme duke përdorur një term të cilin zakonisht nuk do të kishte kuptim literal në kontekstin e përdorimit të tij. Ajo shpesh shfrytëzohet për të bërë një koncept apo ide më të kuptueshme ose më të forta emocionalisht.
Ndërsa Slogani, nga ana tjetër, është një shprehje e shkurtër dhe e përshtatshme që përdoret për të përmbledhur një ide, një produkt, një kompani, ose një lëvizje në një mënyrë që të bëhet e lehtë për publikun që të kuptojë dhe të mbajë mend. Kjo shprehje zakonisht përdoret në marketing, politikë, ose në fusha të tjera për të identifikuar dhe ndikuar në publik. Në krahasim me metaforën, sloganit i mungon elementi i komparimit midis dy gjërave të ndryshme.
Ngashëm sikur slogani, edhe termi “parulla” të cilat zakonisht i dëgjojmë në fushën e politikës dhe aktivizmit shoqëror. Parulla është një shprehje e shkurtër, e përshtatshme dhe e fuqishme që përmbledh një qëllim, një ide, një kërkesë, ose një qëndrim të një grupi të caktuar njerëzish. Ajo shpesh përdoret si një mjet për të mobilizuar mbështetës për një qëllim të përbashkët, për të shprehur kundërshtimin ndaj diçkaje, ose për të përshkruar një parim ose një vlerë. Për shembull, në një protestë kundër ndryshimeve klimatike, një parullë mund të jetë: “Ndryshimet klimatike janë reale!”
Në këtë rast, parulla përmbledh një mesazh të qartë dhe të fuqishëm në një shprehje të shkurtër, duke shkaktuar vëmendje dhe duke ndikuar në opinion. Në politikë, partitë politike si zakonisht përdorin parulla për të identifikuar platformën e tyre dhe për të fituar mbështetje nga votuesit. Parullat politike në vetvete përmbajnë një thirrje për ndryshim, një koncept themelor, ose një slogan të përgjithshëm që synon tërheqjen e votuesve.
Për shembull, nëse thuhet: “Kryeministri (Albin Kurti) është një luan në fushën e punës”, kjo është një metaforë, sepse personi nuk është literalisht një luan, por po përshkruhet se është i guximshëm dhe i vendosur në punën e tij, një cilësi kjo që kujton natyrën e një luani.
Metaforat janë shumë të zakonshme në gjuhën letrare, por ato gjithashtu përdoren në gjuhën e përditshme për të përshkruar dhe për të kuptuar më mirë ide apo situata të ndryshme. Ato ofrojnë një mënyrë kreative dhe të imagjinueshme për të komunikuar kuptimin dhe për të bërë lidhje midis ideve.
Rol vendimtar këtu luan konteksti i cili ndikon kryekput në kuptimin e një fjalie. Për shembull; fjala “barkë”, në një kontekst të caktuar, mund të kuptohet në mënyra të ndryshme: Nëse është përdorur në një bisedë rreth detit ose udhëtimeve në ujë, “barkë” mund të referohet në një anije të vogël që shërben për transportin në ujë. Nëse është përdorur në një diskutim për bimët, “barkë” mund të referohet në pjesën e jashtme të një peme ose të një bime, e cila mbrohet nga lëkura e jashtme.
Konteksti – Kontekstualizimi
Në kontekstin e ngjarjeve shoqërore, nga shembujt e referuar, duhet nënvizuar se metafora, slogani dhe parulla nuk kuptohen pa e ditur kontekstin në të cilin janë përdorur. Ky proces njihet si procesi i „Kontekstualizimit“. Kontekstualizimi është procesi i vendosjes së një ideje, informacioni ose fjalës në një kontekst të caktuar për të kuptuar më mirë kuptimin e tyre. Ky proces mund të përfshijë analizën e informacioneve ose situatave të tjera që e rrethojnë atë që po shqyrtohet.
Për shembull, nëse jemi duke lexuar një libër historik, kontekstualizimi do të përfshinte kuptimin e ngjarjeve dhe situatave historike që përmenden në libër. Nëse kuptojmë kontekstin historik, ne do të jemi në gjendje ta kuptojmë më mirë qëllimin dhe rëndësinë e ngjarjeve dhe personazheve të përmendura. Kontekstualizimi mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm në kuptimin e fjalëve në një gjuhë të huaj apo në një tekst që përmban shprehje të zakonshme të një kulture specifike. Në këtë rast, kuptimi i kontekstit kulturor dhe ai social mund të ndihmojnë në përkthimin dhe kuptimin e saktë të fjalëve ose shprehjeve të caktuara.
Kontekstualizimi i referohet të kuptuarit të sjelljeve, mendimeve dhe emocioneve në kontekstin e tyre social, kulturor dhe historik. Me këtë rast bëhet fjalë për njohjen e ndikimeve që prekin individin ose sistemin dhe formësojnë zhvillimin dhe funksionimin e tij.
Kontekstualizimi në përgjithësi do të thotë që një përmbajtje ideje, i një gjëje, i një fjale ose i një personi lidhet me përmbajtjen tjetër që shihet në një kontekst me të. Në varësi të klasifikimit të përmbajtjes dhe llojit të kontekstit, bëhet dallimi midis teorive të ndryshme të kontekstualizimit.
Në sfond të konceptit të kontekstualizimit qëndron besimi se fjalët ose fjalitë komplekse dhe shumështresore mund të shihen dhe kuptohen vetëm nga konteksti i tyre gjuhësor i përshtatshëm, ashtu siç mund të shihen objektet kulturore – shikuar nga konteksti i tyre i përshtatshëm kulturor dhe historik dhe që kjo pastaj ka të bëjë me krijimin e lidhjeve të duhura ose të përshtatshme mes tyre. /2LONLINE/