DYLON

Sllamniku:Ndryshimet pozitive nga qeverisja e re do t’i shohim në 6-mujorin e saj

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Lëvizja për integrim dhe zhvillim (LIZ), sipas kryetarit të saj Arianit Sllamniku, ka qenë një projekt i ri i lëvizjes qytetare, që për synim ka pasur zhvillim e sektorëve të ndryshëm përmes mekanizmave të Bashkimit Evropian (BE). Ky projekt politik sipas Sllamnikut është në përputhje me qytetarët dhe tashmë në partneritet me LDK-në këta të fundit do të jenë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve me të gjitha kapacitet që kanë.

“LIZ është projekt politik në skenën lokale dhe ky program politik është kompakt me nevojat e qytetarëve, si i tillë në koalicion me LDK-në ne do t’i përmbushim nevojat e gjilanasve me të gjitha kapacitet profesionale e njerëzore që kemi” tha Sllamniku

EkoHigjiena

Objektivat e Lëvizjes për integrim dhe zhvillim (LIZ) sipas kryetarit të saj janë të parapara me statut, sepse vetë programi politik i saj ka qenë në duar të qytetarëve. Sllamniku më tej shton se ne do të mundohen që t’i realizojnë pikat kryesore që partneriteti lokal me institucionet e BE-së të intensifikohet me qëllim të arritjes së zhvillimit ekonomik, social e demokratik.

Ai gjithashtu ka folur edhe për partneritetin në mes të LIZ-it dhe LDK-së, ku tha se do të jetë partneritet i institucionit qeverisës komunal dhe i qytetarit, partneritet i cili së pari në qeverisjen komunale do të vlerësohet dhe do të merret për bazë për shumë kapacitete profesionale. Sipas tij sot qeverisjes i duhet profesionalizmi dhe rruga nga duhet të prosperojë. Por, lidhja në mes LDK-së dhe kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirit sipas Arianit Sllamnikut është fleksibil dhe i kanë të njëjtat parime dhe nëse shkohet në këtë vijë padyshim se në 6 mujorin e parë do të shihet ndryshimi pozitiv në Komunë dhe Rajon.

“Nëse do të shkojnë në këtë vijë, pa dyshim se qeverisja e re në Gjilan do t’i jep rezultatet e saj në 6 mujorin e parë dhe këto do të jenë ndryshime pozitive brenda dhe jashtë Komunës” tha Sllamniku, /Edona Jerliu/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.