(2LONLINE) – Federata e peshkatarisë së Kosovës është pranuar në CIPS dhe se tani peshkatarët e Kosovës janë me të drejta të barabarta si të gjithë peshkatarët e botës dhe më meritori për këtë është edhe Arianit Sllamniku, kryetar i Federatës së Peshkatarisë së Kosovës(FPK)
Sllamniku për 12 muaj ja ka dal që me punën e tij FPK-në, së pari me 23 prill të vitit të kaluar ta pranoi në Federatën Evropiane të Peshkatarisë në FIPSED, ndërsa me 5 prill në Kongresin e Federatës Botërore të Peshkatarisë FPK u pranua përkrahë Federatave tjera që janë pjesë e këtij organizmi.
Sllamniku e ka vlerësuar si një të arritur të madhe që Federata e Kosovës është anëtarësuar në CIPS me të drejta të barabarta dhe që peshkatarët e Kosovës kanë mundësinë që të peshkojnë në të gjitha ujërat e botës , si në ujërat e njelmëta e po ashtu edhe në të ëmbla.
Sllamniku tha se në Kongresin n fjalë ka pas përpjekje për të Zvarritu çështjen e pranimit të Kosovës në këtë organizëm por se me përpjekje të shumta me shpalosjen e argumenteve që ishin në anën e Kosovës u bë pranimi me vota ku nga 28 shtete pjesëmarrëse 27 ishin pro dhe vetëm ishte kundër.
Ndryshe, Sllamniku tha se në Kongresin në fjalë kanë shpalosur punën dhe aspiratat e Federatës Kosovare , si ato shtetërore po ashtu edhe sportive. Ai tha se kanë pasur përkrahje të fuqishme dhe për këtë ka pasur takime të shumta e shumë shpejt pritet ti zbatojnë në vepër dhe do të kemi një dobi të madhe edhe si Federatë sportive por edhe në aspektin e ndërkombëtarizimit të shtetit dhe në ndihma të veçanta në ruajtjen e ambientit.
Përndryshe, kur jemi te pranimi në CIPS, Sllamniku shpjegon edhe vendimin që ka marrë Federata Botërore e Peshkatarisë CIPS për hapat e mëtutjeshëm. “Sipas ligjit ndërkombëtar ne si Federata nuk do të kemi të drejt vote në CIPS , do të kemi të drejt të garojmë në të gjitha ujërat botëror, do të vëzhgohemi nga CIPS , do të na vizitojnë , do të jemi pjesëmarrës në të gjitha forumet Evropiane e Botërore por një gjë e tillë do të vazhdojë gjerë sa të pranohet shteti i Kosovës në Kombet e Bashkuara, kjoështë rregull dhe duhet zbatuar.
Duke folur për punën që kanë bërë në Federatën që e udhëheqë, Sllamniku ka thënë se Kosova është shteti i parë
në Botë ku Federata e peshkatarisë ka arrit për një vit të anëtarësohet në Federatën Evropiane në FIPSED dhe atë Botërore në CIPS, e ka shumë raste kur federatave të shteteve tjera iu janë dashur lobim me vite për të arrit këtë.
Për këto suksese Sllamniku ka thënë se meritor janë të gjithë në FPK, me angazhimet e tyre. /2lonline/