DYLON

Skulptura “Lepur” shitet 91 milionë dollarë

Skulptura “Lepur” shitet 91 milionë dollarë
Avatar photo Elife Sherifi

Një skulpturë e Jeff Koons u shit për 91,1 milionë dollarë në një ankand në New York duke thyer kështu rekordin për veprën e shitur më shtrenjtë nga një artist që jeton akoma.

Skulptura e artistit amerikan e bërë në vitin 1986 me emrin “Lepuri” – një model çeliku në formën e një lepuri tullumbace në lartësinë 140 centimetra – u vlerësua nga shtëpia e ankandeve ”Christie” për t’u shitur në vlerën 50 deri 70 milionë dollarë.

Sipas ”New York Times”, skulptura është blerë nga një tregtues arti, Robert E Mnuchin, babai i sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.