/2L ONLINE/ – Beteja për të arritur objektivat, po bëhet gjithnjë e më interesante nga skuadrat që garojnë në Ligën “Agim Ramadani”. Këtë vikend u zhvilluan duelet e javës së trembëdhjetë në program, derisa pati duele mjaft interesante dhe cilësore, të cilat përfunduan edhe njëherë ashtu siç i ka hije futbollist, duke dëshmuar edhe njëherë kulturën dhe sportivitetin e skuadrave gjilanase, në një ligë që vërtetë meriton të nderohet asisoj.
Shihni si kanë luajtur skuadrat këtë vikend:
Fatbardhi ka triumfuar në ndeshjen hapëse të këtij vikendi, duke mposhtur skuadrën e MobiCasas, me dy gola diferencë. Dueli u karakterizua me raste të shumta, të cilat një pjesë e tyre përfunduan në rrjetat e gardianëve respektivë, duke paralajmëruar kështu një fundjavë të pasur me gola.
FSK-ja nuk i ka lejuar vetës një tjetër aventurë, duke u rikthyer kështu sërish tek fitoret, pasi ka triumfuar këtë javë ndaj skuadrës Xixa, e cila po kalonte në një formë fantastike të rezultateve, por mbrëmja e së shtunës ishte ters për ta.
Karadaku rigjen sërish formulën e fitores, derisa këtë vikend merr tre pikë mjaft të vlefshme në duel me Malsinë. Përkundër dominimit të vazhdueshëm të futbollistëve të Karadakut gjatë ndeshjes, fundi ishte mjaft dramatik dhe me pak fat, futbollistët e skuadrës Malsia do mund të merrnin një barazim.
Dobërçani merr një fitore mjaft me rëndësi përballë skuadrës Verbica, në arritjen e objektivit, hyrjes në zonën e play-offit. Dueli u dominua nga futbollistët që në këtë duel ishin në cilësinë e skuadrës mysafire dhe me meritë u gëzuan në fundin e ndeshjes, duke marrë tre pikë, për tre golat e realizuar.
Eksimori vazhdon të mbajë kreun e renditjes tabelare, falë fitores në minutën e fundit të ndeshjes, përballë skuadrës Las Vegas. Në fakt, futbollistët e Eksimorit, u detyruan të përmbysin rezultatin e pjesës së parë dhe lojën fantastike të Las Vegasit, që me pak fat mund të dilnin me një pikë nga ky ballafaqim.
Dueli më interesant i kësaj jave pa dyshim ishte ai ndërmjet dy skuadrave mjaft cilësore, SK Arifi dhe Vëllezërit Aliu. Epitetin e duelit derbi, e vërtetuan futbollistët e dy skuadrave, që u ofruan të pranishmëve spektakël të vërtetë futbollistik, me ç’rast krijuan shumë raste për shënim, megjithëse dueli në fund u mbyll në barazim. Ajo çka vlen të veçohet nga kjo përballje është sportiviteti dhe sjellja fair-play e dy skuadrave rrespektive.
Migjeni ka triumfuar përballë Budrikës, në duelin e drejtpërdrejt për një vend që dërgon në zonën e play offit. Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte mjaft interesant dhe i baraspeshuar deri në fundin e ndeshjes, mirpo një gol ndryshoi rrjedhën dhe epilogun e saj përfundimtar, të cilën me vete e morri skuadra Migjeni, që tani ndodhet afër objektivit kryesor.
Katana ka shfaqur një fytyrë krejt tjetër në duel me skuadrën Dalia, duke triumfuar me shifra bindëse dhe me lojë fantastike. Të përkrahur nga një numër i madh i tifozëve, skuadra nga Zhegra, merr një fitore mjaft me rëndësi që matematikisht i siguron një vend për fazën finale, play offin
/2L ONLINE /Drilon SYLEJMANI/