Në tri ndeshje e zhvilluara në kuadër të javës së 5-të në Superligë. Drita e Gjilanit ka shënuar fitore duke e përmbysur rezultatin në Drenas, duke e mposhtur Feronikelin 1 me 2.
Feronikeli kaloi i pari në epërsi me golin e Mendurim Hotit, por në pjesën e dytë kampionia në fuqi, Drita arriti ta përmbysi rezultatin me golat e Astrit Fazliut dhe Kastriot Rexhës.
Ndërsa, skuadra kryesuese e tabelës, Ballkani ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur Drenicën në Suharekë, me rezultat bindës 5:0, derisa ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit u mbyll pa fitues me rezultat të bardhë.
Sot zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 5-të në Superligë ,ndërmjet Gjilanit dhe Arbërisë. ora 15:00. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit. /2LONLINE.com/