DYLON

Skuadra të forta evropiane po mendojnë për Rashicën

Skuadra të forta evropiane po mendojnë për Rashicën
Avatar photo Elife Sherifi

Milot Rashica pa dyshim që është një nga zbulimet më të mëdha që kanë dalur nga Kosova. Sulmuesi kosovar, që nga transferimi i tij në Evropë ka shkëlqyer si në Holandë ashtu edhe në Bundesligë.

Paraqitjet e tij fantastike si me Kombëtaren e Kosovës, ashtu edhe me skuadrat e tij kanë bërë që vlera e tij të rritet vazhdimisht në treg.

Kështu që disa skuadra të mëdha evropiane kanë filluar interesimin për të. Prej kohësh ishte diskutuar në mediat italine një transferim i tij i mundshëm tek Milani, skuadër kjo që monitoronte formën e tjj vazhdimisht.

EkoHigjiena

Por pas Milanit, interesim për të kanë shprehur edhe Liverpool dhe Aston Villa nga Premier League, atje ku thuhet se madje edhe mund ta bëj kalimin e tij të madh Rashica.

Por një pistë tjetër mund të jetë edhe Munichu, me Bayernin që edhe në bazë të sygjerimeve nga ish-lojtarët e klubit e ka vendosur Rashicën në “radarin” e tij.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij, por një gjë është e sigurtë, Milot Rashica do të luaj në një klub të madh vitin tjetër.