/2L ONLINE/ – Skolioza është deformim i shtyllës kurrizore që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bën atë të¬ duket në formë të shkronjës S ose C që normalisht duhet të jetë në formë të shkronjës I.
Skolioza mund të ndodh në çdo moshë por më së shpeshti ndodh pas moshës 10 vjeçare dhe më së shpeshti vjen si pasoj e qëndrimit jo të rregullt p.sh. nxënësit në bankën shkollore, mbajtja e çantave shkollore vetëm në njërin krah.
Skoliozat paraqiten pa dhimbje dhe kan një simptomatologji të heshtur, zbulohen krejt rastësisht nga vet pacienti ose prindërit nga pamja kozmetike e shpinës.
Diagnoza vendoset me një ekzaminim të thjesht nga ana e mjekut adekuat,gjithashtu ndihmon dhe një Rtg i thjesht.
Trajtimi është i veçantë në secilin pacient sepse varët nga lloji dhe shkalla e kurbës, mosha e fëmijës dhe numri i viteve të rritjes së mbetur derisa fëmija ta arrijë pjekurinë skeletike.
Duke pasur parasysh ecurinë e ngadaltë të sëmundjes këshillohet të kryhet një vizitë mjekësore rreth moshës 5-6 vjeçare (vizitë parandaluese) maksimumi para moshës 13 vjeçare. Pas kësaj moshe është vështirë arritja e rezultateve të mira.
Pra kjo është një patologji e cila duhet trajtuar brenda moshës adoleshencës me mjekime fizioterapeutike (gjimnastikë posturale)
korrigjuese (stabilizues të kolonës-Korset).
Nëse shkalla e Skoliozes është e lartë atëherë duhet edhe ndërhyrja kirurgjikale.
Dr.Lavdrim Devaja
Medical Service Center – MSC