Skitari shqiptar në Sochi jashtë garës
Përfaqësuesi shqiptar në Lojërat Olimpike Dimërore “Sochi 2014”, skiatori Erjon Tola, nuk do të mund të paraqitet në garë. Ai është lënduar gjatë një stërvitjeje në palestër dhe nuk do të marrë pjesë në provat e programuara më 19 dhe 22 shkurt, raportojnë mediat shqiptare.
27-vjeçari është dëmtuar në parakrahun e majtë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Kjo olimpiadë dimërore ishte e treta në karrierë për Erjon Tolën. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë më parë në Olimpiadën e Torinos (2006) dhe të Vankuverit (2010). /kohanet/
